Këngëtarja Ledina Çelo është padiskutim një ndër femrat më të kompletuara shqiptare.
Ajo ka një karrierë të suksesshme pas vetes si këngëtare, gjithashtu gëzon një jetë të mirë në Gjermani me familjen e saj, bashkëshortin dhe dy fëmijët.
Rrjetet sociale bëjnë pjesë në përditshmërinë e këngëtares, e cila nuk heziton të përshëndes me fotografi herë pas here ndjekësit e saj.
Ledina është shumë kreative? Ajo së fundmi ka publikuar disa fotografi në InstaStory ku shfaqet bashkë me fëmijët në shtëpinë e saj, gjersa përgatiten për festën e pashkëve.
Ata lyenin së bashku vezët me ngjyra dhe dizajne të ndryshme, gjersa duket se magjia e kësaj feste ka arritur pak para kohe në shtëpinë e saj.
Si një nënë shembullore, Ledina di ta bëjë çdo festë magjike dhe të veçantë për fëmijët. /Telegrafi/