Telegrafi

Kur Luana dhe Albana ‘takojnë’ të pasmet (Video)

Dy personazhet e njohur të ekranit të Top Channel, Luana Vjollca dhe Albana Osmani janë takuar mbrëmë (e premte) së bashku në emisionin “Top Show Magazine”.

Lauana ka qenë e ftuar si mysafire speciale, gjersa Albania tashmë është bërë e njohur si opinionistja e këtij emisioni.

Duke qenë se janë të dyja figura të të njejtit televizion, ato njihen prej vitesh dhe kanë krijuar mes vete një miqësi shumë të mirë.

Lexo po ashtu Luana Vjollca pyetet për jetën private, kështu reagon ajo ndaj opinionistit (Video)

Albana ka publikuar së fundmi një video në llogarinë personale në Instagram Story, ku është shfaqur bashkë me Luanën në prapaskenën e spektaklit.

Ato duket të kenë kaluar çaste mjaft të mira së bashku, teksa në njërin prej momenteve të videos, bukuroshet nuk heiztojnë as të “takojnë” mes vete të pasmet e tyre. /Telegrafi/