Telegrafi

Kur Luan Krasniqi përfaqësonte Gjermaninë në Lojërat Olimpike (Foto)

Sonte në Brazil fillojnë Lojërat Olimpike, në të cilat Kosova me kampionen e botës, Majlinda Kelmendin synon medalje.

Mbi 10 mijë sportistë tashme janë vendosur në Parkun Olimpik dhe Paraolimpik në Barra, i cili ka një sipërfaqe prej 1.18 milionë metra katror.

Lexo po ashtu Disa detaje rreth Lojërat Olimpike të Rios

Mesin e tyre për herë të parë do të jenë edhe tetë sportistë prej Kosovës, të cilëve u ka uruar sukses ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi.

“Miq të mi, sot e gjithë bota, sytë i ka përqendruar në Rio ku zhvillohen Lojërat Olimpike. Ky manifestim sportiv, mua më rikthen në verën e vitit 1996, kur prezantova, në përbërje të reprezentuesve nga Gjermania dhe, në sportin e boksit e fitova medaljen e bronztë”.

“Ishte ky një rast që trasoi rrugën time drejt arritjeve sportive dhe jam tejet i lumtur që sot, me kënaqësinë më të madhe e kujtoj Atlantën e vitit 1996. Ndërkaq, sportistëve-pjesëmarrës të Olimpiadës së sivjetme, u uroj suksese”.

Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Lojërave Olimpike

“Në veçanti sportistëve shqiptarë dhe gjermanë, të cilët do të dëshmojnë përfaqësim dinjitoz në Rio. Në kujtim të Atlantës 96, po i ndaj me ju fotot që janë pjesë e jetës sime!”, ka shkruar në Facebook, Krasniqi. /Telegrafi/