Telegrafi

“Kur LSDM është në pushtet mbizotëron krimi, korrupsioni dhe varfëria”

OBRM-PDUKM-ja në komunikatën e sotme thekson se funksionarët e LSDM-së janë pasuruar në mënyrë kriminele, ndërsa qytetarët janë shpërblyer me ulje të pagave dhe rritje të varfërisë në vend.

“Kur LSDM është në pushtet, gjithkund valon krimi, korrupsioni dhe nepotizmi. Zaev dhe kriminelët e tyre dhe klanet nepotiste e shfrytëzuan qeverinë për pasurimin e tyre personal. Kushëriri i Zaev, Trajçe Zaev arriti të blejë gjigantin “Geras Cunev”, i cili ka një hapësirë prej 7000m2 dhe atë për vetëm 20.000 euro. Kjo shumë faktikisht nuk mjafton as për të blerë një garsonierë me hapësirë prej 20m2″, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti më tej shtojnë se sekretari i përgjithshëm, Dragi Rashkovski, nuk lëshoi mundësinë të punësojë familjarët e tij në funksione shtetërore.

Gjithashtu sipas OBRM-PDUKM, Rashkovski u vet emërua si anëtar i bordit të “Telekom” me qëllim që çdo muaj të fitojë nga 500 euro honorare./Telegrafi/