Ishin vitet 2002-2003 kur në ekranet televizive në Kosovë erdhi një frymë e re e programeve, muzikës dhe serialeve që shfaqeshin në atë kohë.
Seriali i njohur “Kloni”, i cili për personazh kryesor kishte rolin e Zhades dhe ngjarja e të cilit zhvillohej në Marok, solli një kulturë të re në ekranet tona, një jetë ndryshe për të cilën nuk kishim dijeni më parë.
Dalë nga dalë kultura muslimane marokiene u bë shumë e dashur për publikun, dhe nga kjo influencë filluan të preken edhe yjet e estradës në atë kohë.
Ishte pikërisht këngëtarja Leonora Poloska, e cila solli hitin e padiskutueshëm “Të dua s’të dua” në vitin 2003, gjersa në klipin e kësaj kënge solli një skenë të detajuar me kostumografi dhe montazh, i cili na bënte të mendonim sikur po shikonim një pjesë të filmit “Kloni”dhe jo një klip dosido.
Ky videoklip u realizuar nga produksioni “Tomato” në Maqedoni, kënga u bë ndër hitet e asaj kohe, dhe tani pas shumë viteve gjendet edhe në YouTube për fansat.
“Të dua s’të dua” do të mbetet padyshim një ndër krijimet më kreative në arkivën e klipeve shqiptare. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=phegqEmXd4s