Telegrafi

Kur kuajt shëtisin rrugëve të Prishtinës (Video)

Qytetin e Prishtinës, disa e quajnë shpesh si “metropoli” i Kosovës. Por në këtë ‘metropol’ shpesh nuk gjen vetëm mbeturina të hedhura gjithandej.

Në rrugët e tij, pa asnjë mbikëqyrje, jo vetëm që shëtisin kafshët si qentë e macët, por edhe lopët shpesh kullosin atyre pak hapësirave të gjelbra.

Por kjo nuk është e tëra. Arbër Murturi, lexues i lajmi.net ka nisur një video në redaksi, ku në lagjen ‘Bregu i diellit” në Prishtinë, shëtisin kuajt.

Madje janë dy të cilët të rrethi, shëtisin rrugës kryesore.

Se të kujt janë këta kuaj këtë nuk e di askush, por me një pamje të tillë, vështirë është që Prishtina të cilësohet si ‘metropoli’ kosovar. /lajmi.net/