Telegrafi

Kur konkurroni për një vend pune në Facebook, ju ballafaqoheni edhe me këtë pyetje

Por, zyrtarët në Facebook, kanë zgjedhur edhe një pyetje, ndaj atyre që duan t’i punësojnë, transmeton Telegrafi.

Gjiganti i rrjeteve sociale, ka zgjedhur një pyetje, që beson se ‘zgjedhë tamam atë që përshtatet për vendin e duhur të punës’.

Maranda Kalinowshi, zyrtarja qendrore e rekrutimit në Facebook, ka zbuluar për ‘Business Insider’ pyetjen e veçantë që i bëhet secilit kandidat.

“Në ditën më të mirë në punë – në ditën kur t’i kthehesh në shtëpi dhe mendon se e ke punën më të mirë – çfarë ke bërë atë ditë?” është pyetja, që i parashtrohet secilit kandidat.

Kjo mund të duhet pyetje e thjeshtë, mirëpo me anë të kësaj, zyrtarë nga Facebook, zbulojnë se cili është pasioni i kandidatit.

Po ashtu, përgjigjja që japë kandidati, ndihmon që të vërtetohet, nëse ai është i duhuri, për një ndër kompanitë më të mira në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/