Telegrafi

Kur keni problem me tretjen

Edhe pse ende nuk ka dëshmi të sigurta, dyshohet se disa lloje ushqimesh mund të ngacmojnë zorrët, duke helmuar gjakun dhe duke rrezikuar lëkurën e shëndoshë. Sasia e tepërt e yndyrës, për shkak të një varg reaksionesh biokimike, shton tajimin e yndyrës në lëkurë, duke përshpejtuar në këtë mënyrë paraqitjen e akneve.

Prandaj duhet zvogëluar sasia e sheqerit, e ëmbëlsirave, çokollatës dhe pijeve të ëmbla. Edhe sasitë e tepërta të karbohidrateve në organizmin tonë shndërrohen në yndyrë.

Ushqimi që rekomandohet: Prodhimet e qumështit, jogurti, pemët e freskëta, perimet, peshqit dhe tharmi i birrës.

Ushqimi që duhet evituar: Gjalpi, salca me mëlmesa, ushqimi yndyror, mëlmesat, ushqimi i fërguar, sallamet, djathërat, pastat, çokollata, sheqeri, kafeja, çaji, alkooli. /Telegrafi/