David Beckham është ndër futbollistët më të mëdhenj në histori, ndërsa është edhe një baba shumë krenarë për fëmijët e tij.
Megjithatë, ai ka një peng! David ka treguar se ndjehet ‘zemërthyer’ për djemtë e tij, të cilët nuk luajnë futboll.
E ndryshe nga ta, motra e tyre e vogël, Haerper, e pëlqen shumë më shumë sportin se sa ata.
Këtë e ka treguar vet Beckham, i cili ka thënë se Harper tashmë e luan këtë sport, dhe për të voglën e tij është shprehur duke thënë se: “kjo lojë është për të”.
Në intervistën për The Graham Norton Show në BBC, 43-vjeçari ka thënë tutje se: “Haprer luan çdo të diel futboll dhe e adhuron”.
“Djemtë nuk luajnë dhe kjo më thyen zemrën. Kanë talent por kjo është për Harper tani. Bëhem shumë entuziast kur e shoh”, ka thënë Beckham.
Djali i madh i Beckham, Brooklyn, ka pasion fotografinë, ndërsa djali i dytë, Romeo, pëlqen tenisin.
Dhe djali i tretë i familjes, 13-vjeçari Cruz, është i zoti në këndim, dhe talentin e tij e ka vënë në dukje e ëma e tij, Victotria Beckham. /Telegrafi/