Telegrafi

“Kur kam stres, më dalin puçrrat”

Gjëndrat përkatëse reagojnë shumë ndjeshëm ndaj humorit dhe ndryshimeve në jetë. Ndaj thënia “Kur ka stres, më dalin puçrrat” ka kuptim, veçanërisht për aknet tek të rriturit, pasi hormoni i stresit përforcon aktivitetin e pikërisht atyre hormoneve që shkaktojnë aknet.

Edhe hormonet e ciklit janë shpesh përgjegjëse për klinikën e ndryshueshme të lëkurës. Në fund të ciklit menstrual, kur mbizotërojnë hormonet e trupit të verdhë (korpus lutem) dhe niveli i estrogjenit është relativisht i ulët, nisin të çelin puçrrat tek shumë femra.

Puçrrat e saposhtrydhura mund të trajtohen me një pambuk dezinfektues. Duhet të përmbajë për shembull acid salicilik, që vepron njëkohësisht kundër inflamacionit.

Pikat e mbyllura – të ashtuquajturat komedone me kokë të zezë. Mund të largohen vetëm nga specialisti. Shmangni kruajtjen e fytyrës kur jeni nervoz. Sepse, kështu ju shpërndani bakteret në lëkurë, të cilat hyjnë në pore të tjera dhe krijohen kështu puçrra të reja. /Telegrafi/