Ndërkohë, nga njëra anë, ne jemi dëshmitarë të viktimave të shumta në Afganistan, ku gjithnjë e më shumë materiale që lidhen me talebanët dhe përshtatja e tyre me botën moderne po përhapet në rrjetet sociale.
Pra, bota është përmbytur me pamje që lidhen me disa tendenca të reja të modës talebane, dhe tani ne marrim një video që konfirmon ‘shkathtësinë’ e tyre.
Gjegjësisht, në këtë video mund të shohim se si talebanët arritën të nisin një veturë me një bateri të shkarkuar.
Ata e bënë ndezjen me anë të pushkëve automatike AK-47, të njohura më mirë si kallashnikovë.
Gjithçka që u nevojitet janë disa kallashnikovë dhe disa copa tela.
Shikoni videon më poshtë që dëshmon se “operacioni i ringjalljes” i veturës ishte i suksesshëm.
Një video e ngjashme u shfaq disa vjet më parë, dhe gjithashtu tregoi se kallashnikovët janë të shkëlqyeshëm për ndezjen e motorit. /Telegrafi/