Arsenali pësoi humbje 2-0 në shtëpi përballë rivalit lokal Chelsea në fundjavën që shkoi, duke qëndruar në vendin e 19-të në Ligën Premier.
Derisa kanë kaluar dy xhiro, The Gunners nuk kanë arritur të arkëtojnë asnjë pikë dhe aktualisht janë në fazën që shpijnë nga rënia prej ligës.
Por, kur është hera e tyre e fundit që ata kanë rënë nga liga?
Derias askush nuk pret që një gjë e tillë të ndodhë me Arsenalit, ta ende qëndrojnë në fund të tabelës, të zbutur nga vendi i 20 -të vetëm sepse Norwich, me të cilin Arsenali luan pas City, ka pranuar tetë gola.
Arsenali mburret me garimin më të gjatë të pandërprerë në kategorinë më të lartë të futbollit anglez pasi u fut në Divizionin e Parë në vitin 1919 nga The Football League, për shqetësimin qesharak të Tottenham Hotspur, i cili kishte rënë nga liga dhe shpresonte të mbante vendin e tij. Është diçka për të cilën ata janë akoma të hidhëruar.
Arsenali ka mbetur në klasifikimin më të lartë që atëherë, një seri e pandërprerë që shtrihet mbi 100 vjet.
Everton është skuadra tjetër me garimin më të gjatë në nivelet më të larta që nga promovimi i tyre në edicionin 1954/55.
Tottenham ka qenë në garimin më të lartë që nga viti 1978, që do të thotë se ata kaluan tre vitet e para të themelimit të tyre në Kategorinë e Dytë. Ata as nuk fituan titullin për të fituar promovimin, përkundrazi përfunduan të tretët, në vendin e fundit të promovimit, në diferencën e golave nga Brighton.
Arsenali ra për herë të fundit nga liga në vitin 1913, pasi përfundoi në fund të tabelës me 18 pikë nga 38 ndeshje. Ata fituan vetëm tre ndeshje gjatë gjithë sezonit dhe humbën 23 duke i lënë pesë pikë prapa në vendin e 19-të, Notts County.
Arsenali mund të ketë përfunduar në fund të tabelës në sezonin 1912-13, por filloi jetën në Kategorinë e Dytë, falë vendosmërisë dhe parave të gatshme të Sir Henry Norris, me një stadium të ri në Highbury dhe një emër të ri në ‘The Arsenal’, duke rënë si Woolwich, vitin e ardhshëm.
Ndeshja e parë u zhvillua në fillim të sezonit 1913-14, edhe pse stadiumi nuk ishte përfunduar plotësisht.
Arsenali qëndroi në Kategorinë e Dytë deri në vitin 1919, pasi Lufta e Parë Botërore kishte pezulluar futbollin nga 1914/15.
Teknikisht, Arsenali nuk ka rënë kurrë nga liga, por vetëm kur kishte emrin Woolwich Arsenal. /Telegrafi/