Thiago Motta pritet të shpallet zyrtarisht trajneri i ri i Juventusit brenda javës që vjen, sipas raportimeve të mediave në Itali.
Pritet të jetë një javë e ngarkuar për zytarizimet e trajnerëve në Serie A, pasi edhe Paulo Fonseca pritet të shpallet si trajneri i ri i Milanit.
Megjithatë, Juventus mund të bëjë një njoftim të “fshehtë” pak përpara Milanit, pasi Tuttosport raporton se të mërkurën është data e mundshme për një njoftim zyrtar.
🚨⚪️⚫️ Understand Juventus plan for Thiago Motta’s formal contract signing is confirmed for next week.
It will take place between Tuesday and Wednesday.
Contract until June 2027, confirmed. 🤝🏻 pic.twitter.com/u8GFqmtsTM
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 9, 2024
Vetë Motta aktualisht është me pushime dhe pritet të jetë në Paris për finalen e meshkujve në Roland Garros të dielën.
Trajneri pritet të marrë një pushim të plotë deri në fund të qershorit, me një kthim të shkurtër në Itali këtë javë për të përfunduar fazat përfundimtare të kalimit të tij nga Bolonja në Juventus.
Ndërkohë, drejtori sportiv Cristiano Giuntoli raportohet se është duke punuar për një afat kalimtar të ngarkuar të transferimeve në Torino.
Juventusi vazhdon të eksplorojë lëvizje të mundshme për lojtarë si Michele Di Gregorio, Riccardo Calafiori dhe Teun Koopmeiner./Telegrafi/