Telegrafi

Kur ju putheni me një grua të huaj dhe e kuptoni se lidhja juaj është shkatërruar – sepse jeni kapur nga kamerat

Mashtrimi është “biznes i ndërlikuar” – sepse siç edhe thuhet, “e vërteta, herët ose vonë do të dalë në shesh”.

Për këtë gjë është bindur së fundmi edhe një burrë, i cili ndërsa ishte në një ndeshje futbolli, vodhi një puthje, duke mos e ditur që kamera po filmonte momentin e çmuar.

Por çfarë ka të keqe në këtë ngjarje, do të pyesnit ju.

Epo, gruaja që ai puthi nuk ishte e dashura e tij (dhe më e keqja, ai ka një të tillë).

Bëhet fjalë për pamje të cilat thuhet se kanë kapur rastësisht momentin kur një burrë kishte puthur një grua.

Dhe jo vetëm që është kapur nga kamerat, por është shpërndarë për ta parë e gjithë bota.

Burri në fjalë, i cili është identifikuar si Deyvi Andrade, ishte në një ngjarje të quajtur Noche Amarilla 2020 në Ekuador, duke parë një lojë futbolli mes Barcelona SC dhe Delfin.

Pas publikimit të pamjeve, ai ka shkruar në rrjetet sociale, për të treguar historinë e tij, por çuditërisht duket se po i fajëson gratë.

Reagimi kryesor i tij ka qenë: ‘Ju keni shkatërruar tashmë marrëdhënien time, çfarë doni më shumë?”. /Telegrafi/