Site icon Telegrafi

Kur jeta të bëhet e padurueshme në shtëpi (Video)

Kadri Gjeli është detyruar të braktisë shtëpinë e tij në Likoshan të Drenasit dhe të shpërngulet në Fushë Kosovë, raporton KTV.

Shkak për këtë, sipas tij, janë bërë ujërat e zeza që prej shtatorit të vitit të kaluar po derdhen në oborrin e shtëpisë.

Banorët shprehen të zhgënjyer me udhëheqjen komunale, që nuk po i merr parasysh kërkesat e tyre.

Por, zyrtarët komunalë një pjesë të fajit ia kanë hedhur banorëve.

“Kanalet janë bllokuar nga të reshurat atmosferike, por edhe nga pakujdesia e vetë banorëve, që po hedhin gjëra të ndryshme që po vjen deri te bllokimi i gypave. Në këtë lagje, Komuna ka bërë intervenime të vazhdueshme për pastrimin e gypave, me ç’rast kanë qenë të pranishëm edhe vetë banorët”, i ka thënë televizionit, zëdhënësi i Komunës, Bekim Dobra.

Dobra ka shtuar se Komuna do ta shqyrtojë gjendjen në terren dhe do të intervenojë sërish.

Exit mobile version