Telegrafi

Kur je Amber Rose, me lehtësi fiton katër milionë dollarë për tri ditë (Foto)

Ka vetëm tri ditë që ka publikuar MuvaMoji, por duket se ‘emoji’ personale të Amber Rose kanë arkëtuar plot katër milionë dollarë.

Sipas TMZ, 32-vjeçarja ka marrë një tarifë të madhe nga programuesi i aplikacionit për firmosjen e projektit, si pjesë e dy milionë dollarëve që arkëtoi aplikacioni vetëm ditën e parë.

Megjithatë bukuroshja me forma të bëshme është akuzuar shpesh se ka imituar Kimoji të Kim Kardashian.

Vet Amber e ka mohuar plagjiaturën duke u shprehur se aplikacioni është reflektim i vërtetë i karakterit të saj. /TCH/