Ka vetëm tri ditë që ka publikuar MuvaMoji, por duket se ‘emoji’ personale të Amber Rose kanë arkëtuar plot katër milionë dollarë.
Sipas TMZ, 32-vjeçarja ka marrë një tarifë të madhe nga programuesi i aplikacionit për firmosjen e projektit, si pjesë e dy milionë dollarëve që arkëtoi aplikacioni vetëm ditën e parë.
Megjithatë bukuroshja me forma të bëshme është akuzuar shpesh se ka imituar Kimoji të Kim Kardashian.
Vet Amber e ka mohuar plagjiaturën duke u shprehur se aplikacioni është reflektim i vërtetë i karakterit të saj. /TCH/