Telegrafi

Kur ish-presidenti Rugova kishte kërkuar pranimin e Kosovës në UEFA

Presidenti historik Ibrahim Rugova në vitin 1993 krahas kërkesave për anëtarësim të Kosovës në OKB, NATO, BE, etj, në një takim me futbollistët kosovarë, pati kërkuar edhe anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Adnan Merovci në një postim në rrjetin social Facebook kujton kohën kur Rugova kishte kërkuar anëtarësimin e Kosovës në UEFA.

“Në vitin 1993, Presidenti Historik RUGOVA, krahas kërkesave për antarësim të Kosovës në: KB, NATO, BE, etj, në një takim me futbollistët kosovar, pati kërkuar edhe antarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Atëbotë disa qeshnin me këto kërkesa!

Tani po del që ai ka parapa gjërat me kohë!

Urime Kosovë!”.  /Telegrafi/