Presidenti historik Ibrahim Rugova në vitin 1993 krahas kërkesave për anëtarësim të Kosovës në OKB, NATO, BE, etj, në një takim me futbollistët kosovarë, pati kërkuar edhe anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Adnan Merovci në një postim në rrjetin social Facebook kujton kohën kur Rugova kishte kërkuar anëtarësimin e Kosovës në UEFA.
“Në vitin 1993, Presidenti Historik RUGOVA, krahas kërkesave për antarësim të Kosovës në: KB, NATO, BE, etj, në një takim me futbollistët kosovar, pati kërkuar edhe antarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Atëbotë disa qeshnin me këto kërkesa!
Tani po del që ai ka parapa gjërat me kohë!
Urime Kosovë!”. /Telegrafi/