Gjithnjë flasim për veturat që na inspirojnë për të dhënë gas, e të dy këto takohen kur flasim për Ford Focusin legjendar që tash vjen i përmirësuar.
Ford Focus ndër vite ka ditur që t’i përshtatet nevojave të ngasësve anë e mbanë botës. Prodhuesi amerikan i veturave është siguruar që në Focusin e përmirësuar para lansimit të modelit të ri të shtojë top paisje, të fokusuara kah përmirësimi i performancave dhe kënaqësisë së vozitjes.
Me një pamje të jashtme mbresëlënëse dhe shumë të bukur, Focusi i përmirësuar ngërthen elegancën dhe dëshirën për shpejtësi pikërisht për shkak të dizajnit.
Dizajni i Focusit kërkon performancë. Kërkon karakter. Kaq e thjeshtë është, edhe nëse e shikojmë në aspektin e brendshëm.
“Shpirti” i Focusit përbëhet nga një enterier me dizajn tejet atraktiv, sidomos në timon, kurse përvoja e drejtimit të kësaj veture varet nga shpejtësia, sepse me Focusin, shpejtësia është performancë.
Teknologjia e avancuar – paralel parking – ndihmon në futjen dhe nxjerrjen nga hapësirat e ngushta e bën këtë veturë shumë praktike për t’u përdorur.
Një element tejet i rëndësishëm në ndërtimin e eksperiencës është zbutja e pavarur e pasme me anë të krahut të kontrollit, e cila zbut lëvizjet horizontale dhe vertikale të rrotave të pasme dhe drejton në mënyrë pasive rrotat e pasme që do të thotë stabilitet enorm në kthesa.
Disa prej top paisjeve të fokusuara në një performancë më të mirë të Focusit janë edhe ekrani ‘Touchscreen’ prej 8 inç, dritat e mjegullës, tempomati për kufizimin e shpejtësisë, klimatizimin e ajrit në mënyrë dyzonale automatike dhe komandat Bluetooth në timon.
Ford Focusi është i destinuar për jetëgjatësi. Mënyra e veçantë se si është punuar prej jashtë me materialet e reja e bëjnë që Focusi të zotërojë pamjen e shkëlqyer në formë rezistente falë procesit të lyerjes në shumë faza. Shkurt, Focusi juaj i përmirësuar do të ruajë pamjen për vite të tëra.
Çdo Focus i përmirësuar me Top paisje në Top ofertën me zbritje 4 mijë euro vjen me:
Ekran me prekje “Touchscreen” 8 “
Drita mjegulle
Tempomat për limitim të shpejtësisë
Klimatizim ajri automatik dy zonal
Rrota alumini 16″
Bluetooth me komanda në timon
Focusi i përmirësuar me top paisje, mund të bëhet i juaji me një top ofertë nga Ford Kosova, ku me një zbritje prej 4 mijë eurosh, teksa financimi i veteurës bëhet me anë të “Raiffeisen Leasing, ndërkaq regjistrimi i parë i veturës është gratis.
Më shumë informata rreth Ford Focus dhe top ofertës në fjalë:
Nr. Tel: +381 38 606 097
e-mail: info@ford-rks.com
Info: http://ford-ks.com/Kampanjat_Aktuale/Focus_Me_Top_Pajisje