Site icon Telegrafi

Kur ilaçi të cilin e marrim kundër dhembjeve mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin

Paracetamoli është ilaç i shkëlqyeshëm kundër gjendjeve të ndryshme, nga dhembja e kokës, problemeve me stomakun deri te temperatura e lartë, por edhe e dhembjeve menstruale

Paracetamoli bllokon receptorët e dhembjes në organizëm, por është shumë me rëndësi të mos e teproni me dozën e këtij ilaçi.

Doza maksimale të cilën mund ta marrin personat e rritur për 24 orë është tetë tableta prej 500 miligramësh të këtij ilaçi.

Mjekët thonë që gjithmonë duhet të kalojnë së paku katër orë midis çdo doze të kësaj tablete, transmeton Telegrafi.

Paracetamoli është i sigurt për një periudhë më të gjatë kohore – nëse nuk e merrni më shumë se doza e rekomanduar.

Cilat janë rreziqet?

Nëse merrni më shumë ilaçe se sa lejohet, mund të shkaktoni efekte anësore serioze.

Asnjëherë mos u tundoni të rrisni dozën ose të merrni një dozë të dyfishtë nëse dhimbja juaj është e fortë. Nëse aksidentalisht merrni një ose dy pilula të tjera, me siguri nuk do t’ju ndodhë asgjë për sa kohë që nuk merrni më shumë se tetë pilula në ditë.

Mjekët paralajmërojnë se paracetamoli është ilaçi më i zakonshëm me të cilin ndodh një mbidozë.
Atëherë mund të ndodhë dështimi i mëlçisë edhe pse jeni duke përdorur ilaçe për të mbrojtur mëlçinë.

Një sasi e vogël e përbërjes toksike formohet në mëlçi kur pimë paracetamol. Në rast të mbidozimit, përbërja toksike grumbullohet.

Ndërsa mëlçia dëmtohet nga toksinat, simptomat që zhvillohen përfshijnë dhimbje në brinjë, zverdhje të lëkurës dhe të bardhës së syve. Ndodhin frymëmarrje të shpejtë, konfuzion, çorientim dhe ulje të urinimit.

Nëse keni marrë shumë paracetamol, duhet të kërkoni ndihmë mjekësore. /Telegrafi/

Exit mobile version