Telegrafi

Kur i dashuri yt është 2.16 metra

Me një gjatësi prej 2.16 m William ka dalluar me shtatin e tij të lartë që në adoleshencë megjithëse nuk e ka trashëguar këtë të fundit nga gjenet e familjes së tij.

Studenti i High Wycombe ishte 1.9 m i gjatë kur ishte vetëm 13 vjeç duke e kaluar gjatësinë mesatare të kësaj moshe.

“Njerëzit ndalojnë dhe më ngulin sytë gjatë gjithë kohës”, shprehet ai. “Më bëjnë vazhdimisht pyetje të ndryshme, nëse ha shumë, apo luaj basketboll e shumë gjëra të tjera”.

“Nuk ndodh asnjëherë që t’u humb njerëzve nga sytë kur jam në ndonjë klub. Shumë persona duan të bëjnë foto me mua”.

William është gati 40 cm më i gjatë se sa e dashura e tij, e cila është 180 cm. Ajo shprehet shumë entuziaste për gjatësinë e të dashurit të saj ” Ai është miku im gjigant. Kam vetëm një muaj që dal me Williamin, e kur e pashë në fillim nuk e besoja gjatësinë e tij. Ai është njeri shumë i ëmbël e xhentil”.