Telegrafi

Kur hajnat respektojnë shenjat e trafikut!

Dëshmitarët e plaçkitjes menjëherë kanë thirrur policinë e cila në vend të ngjarjes kanë arritur për vetëm disa minuta. Hajnat kanë arritur të largohen nga dyqani dhe të hynë në makinë, e pasi që i kanë respektuar të gjitha shenjat e trafikut, policët i kanë kapur brenda dy minutash.

Ajo që është më qesharakja, vozitësi gjatë ikjes në çdo kthesë ka dhënë sinjalin tregues.

19-vjeçari Malachi Jones dhe bashkëpunëtori i tij tre vjet më i vjetër Kiley Nightingale janë dorëzuar në momentin që policia e ka rrethuar automjetin e tyre.

Plaçkitësi i tretë, 19-vjeçari Corey Fregis ka tentuar të arratiset, por pas njëzet metrash është ngatërruar dhe ka rënë përtokë, pasi që, për tu maskuar, ka veshur rroba disa numra më të mëdhenj.

"Puna jonë do të ishte shumë e këndshme po të ishin të gjithë kriminelët kaq të marrë”, ka thënë përfaqësuesi për media i policisë lokale.

"Hajnat më të marrë britanikë", siç i kanë quajtur mediat britanike, kanë arritur të plaçkitin orët e dorës Rolex me vlerë prej 30.000 funtesh. Secili prej tyre është dënuar me nga 3 vjet e nëntë muaj burg.