Site icon Telegrafi

Kur gripi të mposht para ndeshjes derbi

RB Leipzig do të përballet me Borussia Dortmundin në kuadër të javës 19-të të kampionatit gjerman, por në fushë do të jetë më shumë mungesa.

Një pjesë e mirë e skuadrës por përballet me grip të fortë.

Jo pak, por tre lojtarë të skuadrës kanë deklaruar se nuk do të jenë në fushë ndaj verdhezinjve.

Marcel Sabitzer dhe Diego Demme e kanë bërë të ditur sot mungesën e tyre, ndërkohë që të njëjtën gjë ka deklaruar një ditë më parë edhe golashënuesi Timo Ëerner.

Këtyre mungesave iu shtohet edhe ajo e Emil Forsberg, i pezulluar për katër takime.

Madje edhe vetë trajneri Ralph Hasenhuttl është gjithashtu me grip.

Të shtunën, atij i duhet të bëjë mrekullinë në komponimin e 11-es që do të nis ndeshjen ndaj Dortmundit, ndërkohë që reparti u sulmit është totalisht “i sëmur”. /Telegrafi/

Exit mobile version