Telegrafi

“Kur gjyshja rregullon veturën”, një zbukurim ndryshe

Në një faqe të Facebook, u shfaq një makinë me një dekor të pazakontë para timonit.

Shoferi në makinë në vend të zbukurimeve dhe pajisjeve moderne ka një artizanat që të gjithë në Facebook menjëherë përfunduan se ishte një dhuratë nga gjyshja.

“Kur gjyshja rregullon makinën”, lexohet në përshkrimin e imazhit që mori gati 2,000 pëlqime në faqen në fjalë, transmeton Telegrafi.

“Gjyshja do të vendosë dhe  disa mbulesa”, “Mirë që nuk vendosi dicka tjetër në vend të saj”, janë vetëm disa nga komentet gazmore poshtë fotos. /Telegrafi/