Telegrafi

Kur gjermanët u detyruan të vizitonin kampet e vdekjes – ata panë mizoritë e kryera në emër të tyre nga nazistët (Foto/Video,+18)

Këto pamje tronditëse tregojnë se si një grup civilësh gjermanë u detyruan për të parë mizoritë e kryera nga nazistët në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja tregon se si vendasit janë marrë rreth kampit të përqendrimit Buchenwald në Weimar, Gjermani, pak ditë pasi ishte çliruar nga trupat amerikane.

Shumica prej tyre fshatarë, të shoqëruar nga ushtarë amerikanë, ecën nëpër kamp – disa prej tyre të përmbytur nga lotët.

Pjesët që u përkasin disa prej viktimave u paraqitën për t’i parë, ndërsa një grua mund të shihet duke u larguar nga dy ushtarë pas alivanosjes.

Sipas mediave, përcjell Telegrafi, Buchenwald ishte një nga kampet më të mëdha të përqendrimit në Gjermaninë naziste dhe i pari që u çlirua nga trupat amerikane.

I ngritur në vitin 1937, kampi internonte hebrenjtë, romët, personat me aftësi të kufizuara, homoseksualët dhe të burgosurit sovjetikë të luftës.

Vlerësimet konservatore thonë se kampi ishte përgjegjës për vdekjen e rreth 35,000 njerëzve, por kjo bazohet vetëm në dokumentet e SS, me shifrën e vërtetë që mendohet të ketë qenë shumë më e lartë.

Një nga nënkampet e Buchenwald, Ohrdruf, u çlirua nga divizioni i 89-të i këmbësorisë më 4 prill 1945, me trupat amerikane që më në fund hynë në kampin kryesor në Buchenwald në orën 15.15 të 11 prillit.

Ora në kamp, e cila tani gjendet vetëm si muze, mbetet në 3.15 deri më sot.

Raportet në atë kohë thanë se deri në një mijë banorë të Weimarit u marshuan në kamp, të shoqëruar nga trupat amerikane, katër ditë pas çlirimit, në mënyrë që të mund të dëshmonin mizoritë që ishin kryer atje. /Telegrafi/