Site icon Telegrafi

Kur gara me stafetë nuk shkon si duhet, 6-vjeçari vrapon në drejtimin e kundërt (Video)

Gara me stafetë dinë të jetë e habitshme dhe përplot emocione, e në veçanti kur i keni 6 vjet sikur vogëlushi në videon e postuar më poshtë.

Kur i erdhi radha atij që të vrapoj pasi i është dorëzuar stafeta nga pjesëtari i ekipit të tij, ai filloi të vrapoj në anën e kundërt, transmeton Telegrafi.

Duke i bërë të gjithë të pranishmit të qeshin, ndërsa trajneri i tij shihet duke vrapuar pas tij për ta bindur se po vrapon në kahjen e kundërt.

Videoja është bërë virale në internet dhe të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon, e kanë duartrokitur vogëlushin për vullnetin e madh për të arritur i pari në cak, pavarësisht se ka lëvizur në anën e kundërt. /Telegrafi/

Exit mobile version