Telegrafi

Kur futbolli harron rivalitetin, sulmuesi i ndihmon portierit kundërshtarë duke ia shpëtuar jetën (Foto/Video)

Një futbollist është kthyer në hero në një ndeshje futbolli në Çeki duke i shpëtuar jetën portierit kundërshtar. 

Portieri Martin Berkovec, 28 vjeçar, doli që ta largojë një top në ndeshjen mes Bohemians 1905 dhe Slovacko, por që u godit keq nga bashkëlojtari i tij, Daniel Krch.

Berkovec, që është në huazim nga Slavia Prague, humbje vetëdijen pas rënies në tokë, ndërsa i ‘iku gjuha’, por për fat të tij aty qëlloi sulmuesi Francis Kone.

Momenti i përplasjes

Ai nuk priti futjen në terren të mjekëve, por reagoi vetën duke ia futur dorën në gojë dhe duke ia drejtuar gjuhën.

Berkovec pas rastit u dërgua në spital ku është duke marrë vetën drejt shërimit të plot.

Reagimi i shpejtë i Kones

Ai shkroi një facebook një falënderim për lojtarin kundërshtarë: “Dua ta falënderoj Francis Kone për dhënien e ndihmën në ndeshjen e sotme… I jam mirënjohës dhe faleminderit përsëri!!!”.

Sipas Daily Mirror, trajneri i Slovackos, Mikal Kordula, ka vlerësuar lartë ndihmën e Kones, gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes.

“Unë e falënderoi Bohemians dhe Francisin për ndihmën. Duhet t’ia heq kapelën. Kështu duhet të sillen lojtarët ndaj njëri-tjetrit”.

Kur vetëm Kone kreu punën

Por kjo rezulton se nuk është hera e parë që Kone ka shpëtuar jetë.

Ai thotë se është hera e katërt në karrierën e tij që ia ka tërhequr gjuhën lojtarëve duke i shpëtuar nga mbytja.

Kone ka luajtur futboll në Tajlandë, Oman, Portugali, Hungari, Togo dhe Breg të Fildishtë.

Incidenti ishte gjëja me interesante që ka ndodhur gjatë ndeshjes, e cila përfundoi pa gola. /Telegrafi/