Site icon Telegrafi

Kur funksionon truri më mirë

Truri i shumicës së njerëzve mbi moshën 30-vjeçare tregon fokusim më të madh. Po ashtu, këta njerëz më me efikasitet kanë proceduar informacionet dhe më mirë kanë kontrolluar sjelljet dhe vendimet e tyre.

A ju shkaktojnë ditëlindjet depresion? Nëse përgjigjja është pozitive, është e mundshme që truri juaj po zhvillohet ngadalë dhe për këtë arsye keni më tepër ankth. Kështu të paktën pohojnë hulumtuesit nga Universiteti në Toronto, sipas të cilëve plakja është e mirë për trurin dhe inteligjencën, transmeton kp.

Shkencëtarët me ndihmën e rezonancës magnetike kanë analizuar trurin e 359 personave të moshës 22 deri 36-vjeç. Me këtë konstatuan lidhjet tipike të trurit me fillimin e moshës së rritur dhe të atyre që zhvillohen në vitet e mëvonshme. Ata kanë vëzhguar, po ashtu, se si lidhjet ndryshojnë në varësi të asaj se çfarë ka punuar personi dhe në çfarë marrëdhëniesh sociale kanë qenë.

Truri i njerëzve të moshës mbi 30-vjeç ka treguar fokusim më të madh, ndërsa personat, të cilët kishin hyrë në dekadën e katërt dhe kishin pohuar se kanë probleme psikologjike, kishin një ngjashmëri të vetme –zhvillim më të dobët të rrjetit në tru.

Exit mobile version