Telegrafi

“Kur formohet AKS, serbët adresë s’e kanë më Kosovën” (Video)

Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale , Besnik Tahiri, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, në Tribuna Channel, se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe mundet me prek në themel sistemin politik të vendit , porse me e nda territorialisht ky është problem.

Ai ka pohuar se duhet të jemi të kujdesshëm në këtë aspekt, pasi që mund të krijohen probleme të mëdha për Kosovën.

Tahiri, ka thënë se ajo që duhet t’i themi popullit është se po atë ditë që të themelohet Asociacioni, serbët e Kosovës adresë e kanë këtë Asociacion.