Telegrafi

Kur Flori ishte pjesë e “The Dreams” (Video)

Flori Mumajesi ka kujtuar kohën kur ishte pjesë e grupit “The Dreams”.

Këngëtari dhe producenti nga Shqipëria ka postuar një video në Instagram, pamje të vitit 1999, në të cilën shihet duke kënduar.

Ai ka theksuar se ato janë një nga pjesët më të bukura të jetës së tij dhe gjithmonë do të mbesin të tilla.

“Sa vite më pyete? Çiklistët e vegjël. Disa e mbajnë mend e disa as që e njohin grupin ‘The Dreams’, me Sonin dhe Eriostin do të mbetet për mua gjithmonë si një nga pjesët më të bukura të jetës”, ka shkruar kantautori. /Telegrafi/