Llaku i flokëve ndihmon që ta fshihni “lulen” në majën e kokës
Çdo grua pëlqen që modeli i flokëve të saj të zgjasë sa më shumë, por ne kemi “armiq” të shumtë që na pengojnë në këtë – era, kapela, gjumi, nxehtësia, djersitja…
Ne kemi gjetur një zgjidhje, ajo konsiston në aplikimin e një produkti të gjeneratës më të re dhe riparimin me kujdes të flokëve me tharëse flokësh, transmeton Telegrafi.
Së pari ju duhet që t’i spërkatni pjesët e flokëve që dëshironi të rregulloni me ujë, duke përdorur një shishe me spërkatëse. Pastaj aplikoni një llak për ngritjen e flokëve nga rrënjët.
Tani thajini këto pjesë, duke i pastruar gjithmonë lart, në drejtim të tavanit.
Dhe në fund ftohni mirë flokët, duke i tharë me tharëse flokësh që është rregulluar të fryjë ftohtë dhe duke i krehur ende në të njëjtin drejtim.
Formoni me lehtësi modelin e flokëve, duke u kujdesur që “lulja” në majën e kokës të jetë e mbuluar.
Nëse dëshironi, ju gjithashtu mund t’i thani flokët me kujdes në atë pjesë.
“Kujdes” do të thotë që krehri të kalohet vetëm mbi rrënjë – jo më shumë se 1 – 3 cm dhe se flokët nuk tërhiqen në mënyrë agresive në tufa të ngushta të flokëve kur i rregullojmë me gishta.
Mjafton ta bëni atë me shumë butësi, me vetëm dy ose tri tufa, dhe pastaj të lëmoni flokët nga lart.
/Telegrafi/