Site icon Telegrafi

Kur flamuri kuq e zi realizohet në flokë (Foto)

Passion me anë të një komunikate për media ka njoftuar se është kompania e parë që ka arritur të realizojë në mënyrë natyrale në flokë natyralë shqiponjën dy-krenare.

Në fakt, eksperimenti i cili është refuzuar të kryhet nga ndonjë modele, është realizuar me flokë të zgjatur, por natyralë, të cilët sipas kompanisë ende ekzistojnë dhe të interesuarit mund ta shfrytëzojnë këtë model unik në këtë ditë të madhe për shqiptarët.

“Edhe ne mund të krijojmë art, e pse jo edhe të jemi pikënisje e ndonjë trendi botëror. Gjithçka e madhe ka filluar nga një iniciativë modeste, e urojmë që edhe kjo të bëhet e tillë”, ka theksuar drejtori i Passion, Betim Gashi.

Passion ka konfirmuar tashmë ofertat e para nga studiot evropiane pas këtij eksperimenti të suksesshëmn dhe mjaft kompleks, i cili si unik që është ka tërhequr vëmendjen e dashamirëve të artit dhe të bukurës.

Fotografinë e ka realizuar Artan Korenica, teksa për grimin Florentina Syla nga rrjeti Passion, e për stilimin u përkujdes Yllka Brada.

Është hera e parë që në mënyrë krejtësisht natyrale realizohet një vepër e tillë në flokët e gjinisë së bukur, e simbolika për këtë nuk ka mundur t’i takojë ndonjë dite tjetër, pos 101 vjetorit të pavarësisë së vendit tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version