Site icon Telegrafi

Kur fiton mbi rivalin direkt, Benzema e lë nën hije Lewandowskin

Në një ditë kur nevojiteshin më së shumti golat, në skenë doli, Karim Benzema.

Ai shfrytëzoi mundësitë në një natë që tifozët në Santiago Bernabeu kurrë nuk do të harrojnë.

Los Blancos arriti finalen e tretë të Ligës së Kampionëve me barazimin 2-2 ndaj Bayern Munichut dhe sulmuesi francez ishte një nga arkitektët kryesorë.

Benzi duke festuar (Getty)

Njëri gola erdhi pas harkimit të Marcelos, e tjetri pasi e përcolli me vendosmëri një gabim të Sven Ulreich.

Benzema u shfajësua pas një sezoni të dobët ku nuk kanë munguar as fishkëllimat rejt tij.

Ai ishte vendimtar në krahasimin me Robert Lewandowski e Bayernit që shihej si transferimi i ardhshëm i Realit këtë verë.

Lewa duke kërkuar penallti (Getty)

Ai e fitoi duelin me të, i cili zhgënjeu në të dyja ndeshjet.  Benzema me tri goditje ka shënuar dy gola.

Benzema me natë e së martës e ka siguruar qëndrimin siç duket edhe për një kohë. /Telegrafi/   

Exit mobile version