Site icon Telegrafi

Kur Fisnik Ismaili si humorist thoshte “Kosova është Serbi” (Video)

Fisnik Ismaili njihet më shumë për aktivitetin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje dhe punën e deputetit të Kosovës.

Por, shumë pak prej nesh dimë që deputeti kosovar më parë ka qenë edhe aktor i një seriali.

Bëhet fjalë për rolin e një serbi në serinë e mirënjohur “Tre gjermanët e trashë”, i cili është shfaqur në vitin 2010, transmeton Telegrafi.

Megjithëse në jetën e përditshme është një ndër kundërshtarët më të fortë të krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, në rolin e aktorit, Ismaili mbronte idenë se “Kosova është Serbi” gjatë takimit me shqiptarin, Ganiun, përkatësisht Naser Rafunën.

Kujtojmë se seria kishte karakter humoristik dhe deputeti ka marr pjesë si mysafirë special.

Këtë pjesë të serialit mund ta shikoni në videon e mëposhtme nga minuta 39-të. /Telegrafi/

Exit mobile version