Pashka është festë të cilës i gëzohen shumë fëmijët, pasi mund të shijojnë një numër të madh ëmbëlsirash dha vezët e shijshme.
Por, kënaqësia e këtij viti, për shumë fëmijë është mohuar, pasi prindërit shfrytëzuan koincidencën e datës, që i bie njëjtë me ‘ditën e rrenave’, transmeton Telegrafi.
Kokrra rrushi apo ullinj, të mbështjella me qesen e çokolatës, apo vezë të thyer brenda dy kapakëve, janë këto disa prej mashtrimeve që i provuan fëmijët. Për më keq, shumë dolën të kërkojnë nëpër oborr për vezë, derisa ato nuk ndodhet askund.
Më poshtë mund t’i shihni disa prej lojërave, kur viktimë ranë kryesisht fëmijët. /Telegrafi/