Site icon Telegrafi

Kur femrat më së shumti dëshirojnë të bëjnë dashuri?

Kur krahasohen me meshkujt, dëshira e të cilëve për seks pothuajse kurrë nuk shuhet, në intensitetin e afshit femëror ndikojnë faktorët e shumtë të brendshëm, por edhe të jashtëm.

Në të vërtetë, hulumtuesit kanë zbuluar se ekziston lidhja midis bërjes dashuri dhe ditës së javës.

Mësoni cilat janë ditët e javës që femrave u premtojnë seks më të mirë, transmeton Telegrafi.

Kur është fjala për femrat, dëshira për seksin gjithsesi varet nga dita e muajit.

Natyrisht fjala është për ciklin menstrual gjatë të cilit ndryshon niveli i hormoneve, që ndikon drejtpërdrejt në impulset seksuale, por të cilat janë më të fuqishme gjatë periudhës së ditëve të pëlleshme, më saktësisht shumë shpejt pas përfundimit të menstruacioneve.

“Femrat e lira më së shumti bëjnë dashuri të hënën dhe të mërkurën, ndërsa ato që kanë në lidhje më së shpeshti bëjnë dashuri të premten apo të shtunën”.

Lidhja midis ditëve në javë dhe dëshirës për momentet e afshit janë të lidhura me obligimet ditore dhe me kohën e lirë.

Çifteve të përhershme më së shumti u përshtatet të bëjnë dashuri ditëve kur janë të relaksuar maksimalisht, ndërsa femrave të lira kjo formë e argëtimit u shërben si filtër i llojit të vet nga situatat e shumta stresuese.

/Telegrafi/

Exit mobile version