Site icon Telegrafi

Kur fëmijët shkruajnë kartolina për më të dashurit e tyre – mesazhet që ju bëjnë të qeshni

Sinqeriteti dhe pafajësia janë disa prej virtyteve që i bëjnë fëmijët të jenë shumë të dashur dhe unik, e këtë më së miri e dëshmojnë kartolinat e ndryshme me urime që ua kanë dhuruar më të dashurve të tyre.

Imagjinata e fëmijëve nganjëherë dinë të kalojë çdo kufi, por akoma do t’ju bëjnë të qeshni me “lëshimet” e tyre, transmeton Telegrafi.

Më poshtë ju sjellim dëshirat dhe mesazhet e djemve dhe vajzave të vogla që ua kanë shkruar të rriturve.

Mësuesja e një shkolle fillore ka pranuar se për detyrë shtëpie u kishte dhënë nxënëse një mision – t’ju shkruajnë letra veteranëve të luftës.

Në një kartolinë thuhej: “Faleminderit që ke luftuar”. E një fëmijë tjetër kishte bërë një kartolinë për prindërit duke shkruar: “Nënë dhe baba keni fat që jeni gjallë”.

Dita e baballarëve – 19 marsi është shënuar në mënyrë interesante nga një djalë i vogël që i kishte bërë një kartolinë prindit të tij: “Të dua që punon për mua”. /Telegrafi/

Exit mobile version