Për prindërit, ardhja në jetë e një fëmije është zakonisht një lajm i gëzueshëm, po për fëmijën më të rritur?
Ai në një periudhë shumë të shkurtër kohe privohet nga roli “një dhe i vetëm” dhe bëhet vetëm vëllai apo motra më e madhe.
Sa më shpejt të ndodhin ndryshime të tjera, sasia e vëmendjes reduktohet ndjeshëm për fëmijën dhe statusi i ekskluzivitetit shkon për fëmijën e porsalindur.
Por kjo nuk është e gjitha. Edhe fëmijës së dytë i duhet bërë vend dhe hapësirë, për krevat, lodra… Fëmija i madh fillon të ndjehet i parëndësishëm dhe xhelozia lind në lidhje me një konkurrent.
Xhelozia e tij ndaj foshnjës më të vogël, mund manifestohet në mënyra të ndryshme. Ndaj prindërit duhet ta parapërgatitin fëmijën më të rritur, duke i thënë:
1. “Ju së shpejti do të bëheni me vëlla ose motër. Ju do të doni njëri-tjetrin, dhe ti do të kesh një partner për lojë. “
2. “Fëmija do të flejë në shtratin tuaj të vjetër. Ndërsa për ty kemi një shtrat të ri. “
Foshnja tashmë është shtuar midis tyre. Çfarë duhet bërë që ai të mos ndjejë xhelozi?
▪ Fëmija i madh duhet përfshirë në përkujdesjen e fëmijës së vogël me detyra të lehta, pasi kështu ndihen të rëndësishëm.
▪ Është e domosdoshme që nëna të shpenzojë kohë vetëm me fëmijën e madh. T’i lexojë një libër, të bëjë një shëtitje të shkurtër. Kështu i madhi nuk ndihet i lënë pas dore.
▪ Duhen marrë masa që disa sende të jenë vetëm të fëmijës së rritur.
Edhe nëse fëmija më i rritur nuk manifeston shenja xhelozie për pasardhësin më të ri të familjes, gjithçka duhet pasur në konsideratë.
Mbretëria e dashurisë dhe e të mirave materiale duhet të përpjesëtohet në mënyrë të drejtë për dy. /Telegrafi/