Site icon Telegrafi

Kur fëmija lazdrohet, këto fraza e qetësojnë

Ta mësoni fëmijën të sillet mirë është diçka mjaft frustuese.

Ndonjëherë, aq më shumë përpiqeni që fëmija të sillet mirë, aq më e keqe bëhet situata – transmeton Telegrafi.

Por, në shumicën e këtyre rasteve, ka disa fraza të cilat mund të kryejnë punë të jashtëzakonshme për ta qetësuar fëmijën.

“Është në rregull të zemëroheni”

Emocionet nuk duhet të shtypen – as ato të këqijat.

Duke i thënë fëmijës “është në rregull të zemëroheni” ju ia bëni me dije se ndjenja e emocioneve është diçka e rëndësishme.

“Dukesh i mërzitur”

Ndonjëherë është e vështirë ta kuptoni se përse fëmija sillet keq sepse as vet nuk mund ta tregojë me fjalë.

Përderisa nuk mund të supozoni se si është duke u ndjerë fëmija, ju gjithmonë mund të provoni të sugjeroni se çfarë po ndjen.

“Oh, je rrëzuar dhe e ke lënduar gjurin…”

Në vend se ta shpërqendroni apo të provoni t’i minimizoni ndjenjat e dhimbjes duke thënë “Çohu. Mirë je”, më mirë është të solidarizoheni me ndjenjat e fëmijës.

“Mënyra si po ndihesh tani nuk do të zgjatë përgjithmonë. Ndjenjat e tanishme kalojnë dhe shumë shpejt do të ndihesh më mirë”

Në moment, emocionet mund të jenë aq të mëdha sa fëmija mendon se është fundi i botës. Por, duke ia rikujtuar se ndjenjat e këqija kalojnë, kjo gjë do t’i përmirësojë gjërat. /Telegrafi/

Exit mobile version