Në finalen e turneut olimpik të badmintonit për femra, Se Young An nga Koreja e Jugut do të luajë kundër Bing Jiao He të Kinës, e cila arriti në këtë fazë pas një drame të vërtetë në gjysmëfinale.
Gjegjësisht, fituesja olimpike e Rio 2016, tetë vjet më parë, spanjollja Carolina Marin, e fitoi setin e parë kundër Bing Jiao He me 21:14 dhe printe 10:7 në të dytin kur lëndoi rëndë gjurin.
Ajo ra në tokë duke qarë, u ndihmua për disa minuta, por në fund Marin iu desh të hiqte dorë nga dueli, edhe pse ishte afër finales dhe medaljes olimpike.
Në gjysmëfinalen e parë për femra, An mposhti indonezianen Gregorija Mariska Tunjung me rezultat 2:1 (11:21, 21:13, 21:16) pas tre seteve.
Në finalen e konkurrencës së meshkujve do të luajnë tajlandezja Kunlavut Vitidsarn dhe kampioni danez Viktor Axelsen.
Finalja dhe përballjet për medaljet e bronzta në të dyja garat janë planifikuar për nesër (e hënë).
Ka nisur një fushatë për t’i dhënë medaljen e bronztë Carolina Marinit
“Një#BronzpërCarolinën”. Shumë sportdashës dhe disa personalitete kanë filluan një fushatë për të kërkuar që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar t’i jap një medalje bronzi, Carolina Marín për shkak të rrethanave se si braktisi ndeshjen në gjysmëfinale.
Ajo u përpoq të vazhdonte ndeshjen me gjurin e lënduar, por ishte e pamundur dhe iu desh të largohej nga fusha mes lotëve dhe duartrokitjeve të publikut.
Kësaj kërkese i janë bashkuar edhe fansat. “IOC duhet t’i japë medaljen e bronztë Carolinës. Do të ishte një gjest që përfaqëson në mënyrë të përsosur shpirtin olimpik”, ishte një nga mesazhet.
“IOC duhet të jepte një medalje bronzi të paktën. Ishte e qartë se ajo do ta fitonte ndeshjen”, shkruante një tjetër fans.
Así se ha despedido Carolina Marín. Renunciando a la silla de ruedas y por su propio pie. Entre lágrimas y ovacionada. Es historia y leyenda del deporte español y mundial.pic.twitter.com/WQO1Y6QVTO
— David Orenes (@david_lrl) August 4, 2024
Në Rio 2016 pati një precedent të ngjashëm. Carolina Marín mundi Li e Kinës në gjysmëfinale, e cila pësoi këputje të ligamenteve në gju gjatë ndeshjes. Për këtë arsye nuk ka mundur të garojë në ndeshjen e bronztë dhe nuk ka pasur asnjë medalje shtesë. /Telegrafi/