Paaftësia e kafshëve për të komunikuar me njerëzit na bën që vazhdimisht të kemi në mendje pyetje se çfarë është duke menduar qeni jonë, ose përse saktësisht po e lëvizë bishtin
Shpeshherë i kemi dëgjuar njerëzit të thonë se qentë e lëvizin bishtin për të treguar se janë të lumtur dhe miqësor, ndonëse kjo nuk është saktësisht e vërtetë.
Pozita e bishtit të qenit zbulon shumë për gjendjen mendore të tij.
Qentë e përdorin bishtin për të komunikuar duke u bazuar në pozitën e bishtit dhe lëvizjen e tij.
Kur qeni është i relaksuar, bishti i tij gjendet në pozitë natyrale, sipas ekspertëve, transmeton Telegrafi.
Por nëse qeni është i zemëruar apo agresiv, ai e mban bishtin më ulët se pozita natyrale, ndërsa e futë nën këmbë nëse është i frikësuar.
Në anën tjetër, nëse bishtin e mban më lart se pozita natyrale, kjo mund të shërbejë si indikator se qeni është i interesuar në diçka, përderisa pozita vertikale e bishtit të qenit gjithmonë është indikator i agresivitetit.
Pra, çfarë kuptimi ka kur qeni e lëvizë bishtin pa ndalë?
Lëvizja e bishtit reflekton emocionet e qenit, ku lëvizja e shpeshtë edhe është e ndërlidhur me emocione të mëdha. /Telegrafi/