Një gjarpër i zi kishte hyrë ne folenë e lepurit dhe po i ngufaste lepurushët e vegjël.
Kur lepuri u kthye, nuk priti gjatë, por ju hodh sipër reptilit duke e kafshuar në trup, transmeton Telegrafi.
Regjistrimi amator e tregon lepurin duke ju kundërvu gjarprit, derisa ai hedhet sipër nga dhimbjet, por nuk largohet.
E, lepuri ngjyrë kafe është i pamëshirshëm, teksa e ndjek dhe e kafshon gjarprin derisa ai largohet nga hapësira ku jeton lepuri. /Telegrafi/