Telegrafi

Kur era e fortë “ia merr mendtë” aeroplanit (Video)

Ata të cilët kanë frikë nga fluturimet, dhe jo vetëm ata, me siguri do të ndiheshin në siklet në momentin kur të shikonin këto pamje.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aterrim me vështirësi të një aeroplani në aeroportin Leeds Bradford Airport, në Angli.

Siç thuhet më tej, vështirësi këtij aeroplani dhe shumë të tjerëve i kanë shkaktuar shiu dhe erërat e fuqishme që kanë kapluar këtë pjesë të Anglisë, gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Bëhet ditur se erërat gjatë kësaj kohe arrinin deri në 90mph, gjë që ka bërë që të anulohen edhe shumë fluturime. /Telegrafi/