Telegrafi

Kur Egelbert Zefaj, sukses e ka daljen e tij në TV!

Ajo që është e dukshme për të gjithë qytetarët, Peja ka degraduar jashtëzakonisht nga mënyra se si po menaxhohet nga pushteti aktual. Në këto dështime nuk mund të përjashtohet asnjë drejtori e pushtetit të udhëhequr nga Gazmend Muhaxheri, përfshirë Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, drejtor i së cilës është Engelbert Zefaj.

Z. Zefaj flet për objektivat e arritura, por si është e mundur që objektiv e tyre të mos jetë Klubi i Xhudos Ippon dhe kampionia e botës Majlinda Kelmendi. 

Z. Zefaj flet për objektivat e arritura, por si është e mundur që objektiv i juaj të mos jetë përkujdesja ndaj shoqërive kulturo- artistike, siç janë: Sofra Pejane, Sh.K.A. Përparimi Okteti ‘Peja’, Sh.K.A. ‘Halit Kasapolli’ dhe Ansambli Marigona. Jo që nuk u përkujdeset, mirëpo këtë të fundit e përjashtuat nga shtëpia e tyre e kulturës përderisa të tjerave ua shkyçët rrymën.

Z. Zefaj flet për të objektivat e arritura, por si është e mundur që objektiv juaj të mos jetë krijimi i kushteve për klubet sportive. Siç e dini klubi i futsallit “Besa”, për shkak se nuk i jepet termin për stërvitje, janë të detyruar të stërviten në Junik. Po ashtu, terminin për stërvitje të Klubit të Volejbollit “Peja” e bëtë termin që të luani futboll – ju të pushtetit.

Z. Zefaj flet për objektivat e arritura, por nëse është objektiv politizimi i futbollit pejan, ju më të vërtetë e keni arritur këtë objektiv dhe ju “përgëzoj”, sepse keni mbushur kryesin e Klubit me militantë partiakë.

Z. Zefaj flet për objektivat e arritura, por si është e mundur që objektiv e tyre të mos jetë pagesa e aktorëve të Teatrit “Istref Begolli”. Është e vërtetë se trupa teatrore u themelua, por ajo nuk mund të funksionojë pa mjete financiare të tilla mund ti kemi dhjetë por nuk kanë efikasitet.

Z. Zefaj, nëse flet për objektivat e arritura, besoj që këto i ke arritur në një pikë: keni shtyrë shfaqjen e Milto Kutalit, e nga parat e taksapaguesve pejanë keni imponuar një shfaqje, për të siguruar hapësira për të qenë prezent në mediumet nacionale (mos t’i përmendim detajet tjera banale).

Ti jeton për të qenë në fokus, duke u kujdesur për veten e duke e lënë kulturën në mjerim, sportin në mjerim dhe rininë në mjerim.

Nuk e di nëse ju e dini z. Zefaj, por Peja ka qenë vatër e kulturës. Peja ka prodhuar artistë që nuk kanë pasur emër vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj. Peja është qyteti i Kristë Berishes, Istref Begollit, Faruk Begollit e të tjerë si këta. Ndërsa, ju z. Zefaj impononi shfaqje, sepse primare për juve është të dilni në TV.

Nëse këto janë objektivat e tua si drejtor dhe i pushtetit që je pjesë e tij, atëherë i ke arritur në përpikmëri sepse ke shkatërruar një traditë të cilën ti do të duhej ta mbrosh.