Site icon Telegrafi

Nxënësja e klasës së katërt brengoset se Trumpi nuk do ta përkrah Kosovën (Foto)

Politika si temë e përhershme diskutimi, kudo ndër shqiptarë, nuk preokupon veç të rriturit po edhe të vegjlit.

Një nxënëse e klasës së katërt, në një shkollë fillore në Pejë, në detyrën e dhënë nga mësuesja e saj – me temën “Si do të duket vendi i mrekullive?” – ka shkruar se do të dëshironte që të mos kishte konflikt mes Kosovës dhe Serbisë dhe që njerëzit të jetonin në paqe. Por, ajo ka shprehur edhe dëshirën që Kosova ta ketë tutje përkrahjen e “miqve ndërkombëtarë”, përkrahje kjo që për të po rrezikohet pas zgjedhjes së Donald Trumpit për president të SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

Vajza në fletoren e saj ka shkruar si më poshtë:

“Detyrë klase

Një vend për të jetuar

Tema: Si do të ishte vendi i mrekullive?

Njerëzit gjithnjë e kanë ëndërruar vendin e mrekullive. Ku të gjithë do të punonin në paqe dhe do të bashkpunonin me të tjerët pa konflikte dhe probleme. Por, unë do të doja që mos të kishte luftra si ‘Kosovë-Serbi’. Shtetet përkrahëse të Kosovës ‘Amerika-NATO’, do të heqen nga përkrahja sepse Donald Trump është bërë drejtues i qyteti. Ne duhet të kemi miqësi dhe jo armiqësi” (sic.), ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version