Telegrafi

Kur ecja nëpër thëngjill të ndezur shkon keq (Video)

Derisa të gjithë kanë kaluar në pjesën tjetër pa lëndime, një grua e ka pësuar keq, pasi është rrëzuar me tërë trupin.

Gruas i kanë zënë këmbët në fustan dhe ka rënë sipër thëngjijve të ndezur, transmeton Telegrafi.

Kujdestarët kanë intervenuar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e duhur. Nuk raportohet për shkallën e djegive që mund të ketë pësuar gruaja fatkekqe. /Telegrafi/