Site icon Telegrafi

Kur e pamë kontratën e parë profesionale pranuam menjëherë, por klubi ma dyfishoi pagën

Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Kosovës, Donat Rrudhani.

Reprezentuesi dardan ka zbuluar disa histori interesante dhe të padëgjuara më parë, në mesin e tyre edhe kontrata e parë profesionale te Aarau.

“E kishim lënë një takim për si të themi javën e ardhshme dhe shkuam me babin atje”, fillon rrëfimin e tij Rrudhani në “Arena e Yjeve”.

“Ku shkojmë aty, nuk e dija se ishte kontrata profesionale dhe vetëm më thanë a është në rregull, por unë menjëherë pranova, ashtu edhe babi”.

“Por, pasi që ishim të padjallëzuar, klubi e tërheku kontratën, përkundër se ne pranuam, duke ma dyfishuar rrogën, duke futur disa bonuse për gola dhe gjëra të tjera”, vazhdon rrëfimin e tij Rrudhani.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Rrudhani i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent FixLaskoPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova/Telegrafi/

Exit mobile version