Kur David Chislton dëgjoi në sallën e gjyqit në Cleveland se është dënuar me 47 vite burgim, iu vërsul avokatit mbrojtës duke e rrahur brutalisht edhe pse i kishte prangat në duar.
Aaron Brokler është rrëzuar në tokë, kurse menjëherë reaguan policët për ta “neutralizuar” të dënuarin. Aty u krijua një situatë kaotike, pasi nuk i bindej urdhrave të policisë dhe refuzonte të dorëzohej, transmeton Telegrafi.
“Iu afrove t’i them diçka kur befasisht ndjeva një goditje të fortë në fytyrë. Më kujtohet që jam rrëzuar dhe aty kam humbur vetëdijen. Edhe pse veprat e tij kriminale ishin shumë serioze, mendoj se për të ai numër (47 vite) ishte i madh dhe kështu mendoi ta shfryn mllefin në mua”, ka deklaruar avokati.
Chilston është dënuar për shumë vepra kriminale, kurse në vitin 2017 kishte marrë peng një vajzë dhe kërcënonte policinë se do ta vret. Gjithashtu i kishte vënë flakën një apartamenti duke detyruar dhjetëra familje të evakuohen. Tani ndaj tij pritet të ngritet një padi tjetër, atë për sulm ndaj avokatit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=EhhpbOjS9eU