Telegrafi

Kur dy divat e muzikës bëhen bashkë! Pink dhe Sia sjellin bashkëpunimin e tyre të ri (Video)

Dy këngëtaret e njohura botërore, të cilësuara si divat e muzikës, Pink dhe Sia Furler, kanë mbleshur forcat së bashku për të sjell bashkëpunimin e tyre të parë.

Ato të dyja kanë nënshkruar kontratë me producentët e filmit “Stargate”, në kuadër të cilit është realizar edhe kënga e tyre më e re.

Kënga titullohet “Waterfall” dhe do të jetë kolona zanore e filmit, premiera e së cilit do të jetë brenda vitit.

“Waterfall” është këngë e zhanrit pop, në kompozimin e së cilës kanë punuar të dyja artistet. /Telegrafi/